13 shkurt, 2019 – Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i ka dërguar sot letër-falënderuese presidentit të FFK-së, Agim Ademi, për përkrahjen dhe urimin drejtuar atij me rastin e rizgjedhjes në krye të UEFA-s për mandat të ri katërvjeçar. Presidenti Çeferin ka shprehur bindjen e tij se së bashku me të gjithë anëtarët e UEFA-s do të vazhdojnë ta zhvillojnë lojën e bukur të futbollit, derisa i ka uruar presidentit Ademi dhe bashkëpunëtorëve të tij suksese në drejtimin e organit qeverisës të futbollit të Kosovës.