Të mërkurën, më 13 nëntor, në orën 13:00, zhvillohen ndeshjet e rrethit të parë të garave të Digitalb Kupës së Kosovës, në të cilat takohen:
Prishtinë :2 Korriku-Trepça ’89, K. Vula, B. Batalli,B. Këpuska
Trepça-Vicianumi, B. Kosumi, F. Sekiraça, M. Aliu
Istogu-Llapi, Liridon Hasani, M. Baliu, F. Abrashi
Hajvalia-Ramiz Sadiku, B. Fejzullahu, A. Shala, B. Rama
Ulpiana-Vëllaznimi, B. Gashi, A. Ejupi, E. Zeqiri
Pozharan: Vllaznia-Prishtina, H. Hajdari, F. Kiçina, N. Hysenaj
Gjilani-Liria, I. Kelmendi, A. Peshteri, D. Muriqi
Ndeshjet janë më karakter eliminues, në rast të rezultatit të
barabartë zhvillohen vazhdimet 2×15 minuta, e në rast se edhe
atëherë nuk përcaktohet fituesi, ekzekutohen penalltit.
Llamkos Kosova, Tefik Çanga, Flamurtari, Feronikeli, Fushë Kosova, Besa, Drita dhe Drenica janë kualifikuar për garat e mëtejme, sepse Arbneshët është përjashtuar nga garat, ndërsa kanë abstenuar nga garat e kupës: Rinia (Miradi e Epërme), Deçani, Liria, Kastrioti, Kamenica.