23 shtator, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se, sot, në orën 17:00, fillon shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar, e cila do të zhvillohet, më 10 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Çmimet e biletave janë si vijon:
Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro