8 qershor, 2021 – Kombëtarja e Kosovës U21 e ka nisur me këmbë të mbarë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropianin 2023. Dardanët e rinj, të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, arritën ta mposhtin Andorrën me rezultat 2:0. Megjithatë, deri te fitorja Dardanët e rinj erdhën me dy golat e shënuar në 10 minutat e fundit. Fillimisht realizoi Dion Berisha e zhbllokoi rezultatin në minutën e 82-të, derisa tre minuta më vonë rezultatin përfundimtar e vendosi Mark Marleku. Ndeshjen e ardhshme Kosova U21 e luan më 7 shtator ndaj Anglisë si mysafire.