13 nëntor, 2020 – Kombëtarja U21 e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen kundër Shqipërisë, e cila u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021. Mysafirët iu gëzuan fitores me golin e shënuar nga Enis Çokaj me gjuajtje me kokë, në minutën e 35-të pas harkimit të Ernest Muçit. Në pjesën e dytë Kosova U21 bëri përpjekje maksimale për ta barazuar rezultatin dhe krijoi disa mundësi të mira, madje duke qëlluar edhe traversën, por nuk arriti të gjejë golin. Pas kësaj humbjeje Kosova mbetet në pozitën e pestë me 9 pikë. Ndeshjen e radhës Dardanët e rinj do ta luajnë si mysafirë më 17 nëntor kundër Turqisë.