1 prill, 2024 – Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Anneli Andersen, ka zbuluar listën e lojtareve të përzgjedhura për të përballuar dy ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanet do të grumbullohen në Antalia. Në këtë fazë, ato janë në Grupin B4 të Ligës B, bashkë me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën.

Ndeshjen e tyre të parë Dardanet e luajnë në terren neutral, në Turqi, më 5 prill kundër Ukrainës, një sfidë e vështirë që do të testojë aftësitë dhe përgatitjen e tyre.

Pas kësaj ndeshje, Dardanet do të kthehen në Kosovë për të luajtur ndeshjen e tyre të dytë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më 9 prill, kundër Uellsit. Përballja me Uellsin do të jetë një tjetër test i madh për ekipin, por ato janë të vendosura të japin maksimumin për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.