27 nëntor, 2020 – Ndeshja kualifikuese për Euro 2021 ndërmjet Rusisë dhe Kosovës në konkurrencën e femrave, e cila u zhvillua sonte në Turqi është mbyllur me fitoren e ruseve, me rezultat 3:0. Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit botëror Diego Maradona, i cili vdiq dy ditë më parë. Pjesa e parë nisi vrullshëm nga vashat ruse, të cilat për 12 minuta shënuan tre gola, duke i zënë vashat tona disi të shpërqendruara. Serinë e gola e hapi Federova e cila qysh në minutën e 6-të kaloi skuadrën e saj në epërsi dhe po e njëjta shënoi edhe në minutën e 12-të kur portierja e jonë Kolgeci mendoi se topi shkonte jashtë fushës, por që ai përfundoi në këndin e majtë të epërm të saj. Ndërkaq, paraprakisht në minutën e 9-të shënoi Abdulina. Dardanet në vazhdim me të gjitha forcat u munduan që të ndryshojnë shifrat, por pa sukses. Të kujtojmë se në ndeshjen e parë Rusia pati shënuar fitore prej 5:0.

Rusia – Kosova 3:0 (3:0)
Stadiumi: Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi- Manavgat
Gjyqtarë: Ewa Augustyn,Paulina Baranowska, Katarzyna Wasiakbe Katarzyna Lisieçka (POL).
Shënues: Federova(6, 12), Abdulina(9) për Rus.
Rusia: Shchberk, Myakgova, Belomystseva, Kozhnikova, Zyastinova, Samolova(Khorosheva), Kozlova, Ilyinykh, Abdulina, Federova e Korovkina.
Kosova: Kolgeci, . Kastrati, Kryeziu, Syla(F. Katsrati, Avduli, Uka(Grajçevci),Shala(Berisha), Halilaj, Memeti, Rexhepi(Lulaj) e Biçkaj.