21 shkurt, 2019 – Kombëtarja e Kosovës, sot, një muaj do ta zhvillojë ndeshjen e parë për vitin 2019. Do të jetë miqësorja me Danimarkën, më 21 mars, që do ta hapë ciklin e ri të “Dardanëve” e që pason me ndeshjen kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 kundër Bullgarisë, më 25 mars. Të dyja ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova bën pjesë në Grupin A, së bashku me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Republikën e Çekisë.