23 mars, 2023 – Kombëtarja e Kosovës U16 ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, që po zhvillohet në Albena të Bullgarisë. Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës janë mundur nga Gjibraltari, me rezultat 2:1. Gjibraltari shënoi në pjesën e parë golin e epërsisë, më pas Skifter Mustafa i barazoi shifrat, por në periudhën kur Kosova ishte duke kërkuar golin e fitores me të gjitha forcat, në minutat shtesë të ndeshjes kundërshtari realizoi sërish përmes një kundërsulmi, duke vulosur fitoren. Ndeshjen e fundit Kosova e luan kundër Maqedonisë së Veriut, më 26 mars, në orën 11:00.