4 tetor, 2021 – Kombëtarja e Kosovës U21 i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të Grupit G të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023 kundër Çekisë, në . Duelin e parë Dardanët U21 e luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 7 tetor, derisa përballja e dytë luhet në Ceske Budojevice më 12 tetor. Në stërvitjen e parë, e cila u mbajt në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, futbollistët dardanë punuan me përkushtim të madh për më shumë se 1 orë e gjysmë, derisa u shprehën optimistë se do të kenë paraqitje të mirë kundër çekëve dhe do t’i gëzohen fitores së dytë në këtë fushatë kualifikuese. E Dardanët e rinj i vizituan edhe presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares A, Bernard Challandes.