16 nëntor, 2020 – Kombëtarja U21 e ka zhvilluar sonte stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Turqisë U21, e cila zhvillohet nesër në Samsun, në orën 17:00. Pas humbjes nga Shqipëria, të përzgjedhurit e Rafet Prekazit synojnë që ta mbyllin këtë fushatë kualifikuese me rezultat pozitiv. Në stërvitjen e sotme Dardanët e rinj punuan me përkushtim, derisa ekziston dëshirë e madhe për të bërë lojë më të mirë se sa në ndeshjen e kaluar. Në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve që ishte zhvilluar në qershor të vitit të kaluar në Prishtinë, Kosova kishte fituar 3:1.