8 shtator, 2023 – Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025 si mysafire. Pas fitores në qershor kundër Estonisë (2:0), të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit, të premten, në “Orlen Arena” në Plock, pësuan humbje të thellë, 3:0, kundër Polonisë, njërës prej dy ekipeve më të forta të Grupit D. Dy gola në këtë ndeshje i shënoi Michal Rakoczy, në minutat 30-të e 44-t, derisa golin e parë e realizoi Ariel Mosor në minutën e 25-të. Ndeshjen e radhës Dardanët e rinj e luajnë kundër favoritit të grupit, Gjermanisë, më 12 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00.