7 shtator, 2023 – Kombëtarja e Kosovës U21 e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Polonisë, e cila zhvillohet nesër në orën 20:00, në stadiumin “Orlen Arena” në Plock në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025. Atmosfera në radhët e Dardanëve U21 është shumë e mirë dhe të gjtihë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë sfidë të vështirë. Kjo është ndeshja e dytë për të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit në këtë cikël kualifikues.