petriashvilliSot  më 12 nëntor u mbajt seminari me të gjithë përfaqësuesit e klubeve të të gjitha rangjeve në të cilin ligjëroi zyrtari i lartë i UEFA-s, z. David Petriashvilli. Fllimisht zyrtarin e UEFA-s  dhe të pranishmit i ka përshendetur kryetari i FFK-së  z. Fadil Vokrri, i cili falënderoi z. Petriashvilli për kohën që ka ndarë që të ndihmojë klubet e futbollit të Kosovës si dhe ka falënderuar përfaqësuesit e klubeve që ju kanë përgjegur ftesës për këtë seminar që është shumë i rëndësishëm për periudhën që do të pasojë pas pranimit të FFK-së në UEFA. Për rëndësinë e këtij seminari ka folur edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu, i cili theksoi se klubet duhet të jenë të gastshme për sfidat që pasojnë. Ndërkaq, në ligjëratën e tij z. Petriashvilli, u foli pjesëmarrësve për kriteret që duhet të plotësojë secili klub që bën gara në Kosovë dhe varësisht nga renditja do të marrë pjesë edhe në garat evropiane. Tutje z. Petriashvilli, tha se janë pesë krietret themelore që çdo klub i futbollit duhet t’i plotësojë për të bërë gara në garat evropiane: Kriteri i infrastrukturës, sportiv, financiar, ligjor dhe personel e adminstratë efikase, duke zbërthyer një për një këto kritere. Pastaj  z. Petriashvilli u foli  klubeve edhe për përfitimet që kanë klubet pas pranimit në UEFA, duke i siguruar se kampioni, vendi i dytë dhe fituesi i kupës do të marrin pjesë në garat evropiane. Kjo vlen edhe për klubet e femrave dhe të futsallit. Në vazhdim seminari pati rrjedhë interaktive, ku shumë nga përfaqësuesit bën pyetje për secilin kriter duke marrë edhe përgjigje adekuate nga zyrtari i UEFA-s. Në fund FFK-ja  shtroi drekë për të gjithë pjesëmarrësit.
perfaqesuesiteklubeve