Një javë më parë në Grupin “A” të Ligës së Dytë kampion i grupit u shpallë KF ”Deçani” dhe u bë anëtar i Ligës së parë, ndërkaq sot në Grupin “B”, Ulpiana pas fitores 1:0 ndaj pretendentit kryesor Kikës nga Hogoshti arriti të marrë vendin e parë, duke u shpallë kampion dhe duke bërë anëtar i dytë nga Ligat e dyta, që bëhet pjesë e Ligës së Parë. Kupën për këtë titull kampionit KF”Ulpiana” ia dorëzoi nënkryetari i FFK-së, z. Agim Ademi, i cili duke përgëzuar lipjanasit për këtë suksese, tha se tash pas pranimit në UEFA dhe FIFA, jo vetëm Superligën, por të gjitha klubet dhe rangjet e garave i presin detyra të mëdha dhe organizim edhe më i mirë në të gjitha segmentet.