UEFA ka lëshuar një deklaratë për opinion pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për çështjen e të ashtuquajturës ‘Super Ligë”. Përmes kësaj deklarate shtëpia e futbollit evropian thekson se mbetet e palëkundur në misionin e saj për të ruajtur futbollin nga kërcënimet e jashtme, siç është rasti i ‘Super Ligës’.

Deklarata e plotë e UEFA-s
“UEFA është njohur sot me vendimin e dhënë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për Superligën Evropiane. Ky vendim nuk nënkupton miratimin ose vërtetimin e të ashtuquajturës “Super ligë”, por përkundrazi thekson një mangësi para-ekzistuese në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022.

UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja, dhe veçanërisht se ato janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse evropiane.

UEFA mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën evropiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin evropian të sportit së bashku me federatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarët, trajnerët, institucionet evropiane, qeveritë dhe partnerët e saj.

Ne besojmë se piramida evropiane e futbollit e bazuar në solidaritet, të cilën tifozët dhe të gjithë palët e interesuara e kanë shpallur si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të ruhet nga kërcënimi i evazionit nga ligjet evropiane dhe kombëtare.