6 korrik, 2018 – Delegacionet e FIFA-s e UEFA-s, në përbërje Servet Yardimci, Bjorn Vassallo, Denis Bastari si dhe sekretari i pëegjithshëm i Federatës Turke të Futbollit, Kadir Kardash, sot, para punimeve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor për president të FFK-së, në shoqëri të zv.Presidentit, Agim Ademi, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu dhe zv.sekretarit, Arianit Ahmeti kanë bërë homazhe dhe kanë vënë lule të freksta te varri i ish-presidentit të FFK-së dhe legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrri.