Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), nga data 20 e deri më 22 nëntor në FFK do të qëndrojë delegacioni i DFB-së, në krye me nënkryetarin z. Rainer Milkoreit dhe drejtorin për marrëdhënie me jashtë dhe edukim e trajnim z. Markus Weidneer. Temat që do të bisedohen gjatë qëndrimit në Kosovë ndërmjet krerëve të dyja federatave do të jenë:
l.Vazhdimi i Licencimit të trajnerëve me Licencë “C” dhe “B”.
2. Licencimi dhe trajnimi i gjyqtarëve
3. Fillimi i negociatave për zhvillimin e ndeshjeve miqësore duke filluar nga pranvera e vitit 20t4.
4. Fillimi i negociatave për trajnimin e administratës së FFK-së konform rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s.