Sot pasdite më 13 prill delegacioni i FIFA-s dhe UEFA-s i përbërë nga Senesh Erzik kryetar i Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gilleron kryetar i FF të Zvicrës, që përfaqësojnë FIFA-n si dhe Thierry Favre dhe Nicolas Luca përfaqësueses të UEFA-s të shoqëruar nga krerët e FFK-në, kryetari Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi dhe Bekim Haxhiu si dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, vizituan stadiumin në kryeqytet dhe stadiumet “Adem Jashari” dhe “Riza Lushta “ në Mitrovicë. Zyrtarët e lartë të FIFA-s dhe UEFA-s panë nga afër gjendjen e infrastrukturës në Kosovë, dhe natyrisht konstatuan se ka mangësi, por të cilat duhen përmirësuar në të ardhmen. Për këtë morën sot zotimet jo vetëm të krerëve të FFK-së por edhe të atyre shtetëror, se prioritet do të jetë përmirësimi i infrastrukturës. Natyrisht se të gjitha do të jenë në një raport që më vonë do t’i dërgohet edhe FFK-së. Meqenëse e tërë agjenda zyrtare ka përfunduar sot, delegacioni nesër do të largohet nga Kosova.