Foto-2Sonte më 20 maj në hotel “Swiss Daimond” kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka shtruar darkë për delegacionin e Federatës sëFutbollit të Turqisë që po i prinë kryetari i saj z. Yıldırım Demirören, e ku ishin të pranishëm edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë znj. Songul Ozan,  miku i FFK-së z. Jerome Champagne dhe kryetari i FSHF-së z. Armand Duka. Duke ju dëshiruar mikpritje mysafirëve, kryetari Fadil Vokkri në radhë të parë u Ka shpreh ngushllimet për tragjedinë e minatorëve që ka ndodhur në Turqi dhe  pastaj ka falënderuar FF të Turqisë për mbështetjen që i ka dhënë futbollit të Kosovës dhe ndeshja që do të zhvillohet nesër në Mitrovicë flet qartë për miqësinë që kanë Turqia dhe Kosova e me këtë edhe dy federatat. Ndaj mbështetur në këtë miqësi në këtë ndeshje do të ngadhënjëjë miqësia. Unë tha z.Vokrri besoj dhe bashkëpunimi ynë dhe miqësia e jonë do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. Ndërkaq, kryetari i federatës turke z. Demirören ka falënderuar kryetarin dhe popullin e Kosovës për këtë mikpritje kaq madhështore dhe ka përcjellë edhe urimet dhe përshëndetjet e kryeminsitrit turk Taib Recep Erdogan. Musfairi nga Turqia tutje ka thënë se dje ishim të pikëlluar për shkak të tragjedisë që na ndodhi, por sot jemi të lumtur që ndodhemi në shtetin mik të Kosovës. Këtë rrugëtim tonin e nisi z. Ali Sheni, që fatkeqësisht për shkak të tragjedisë familjare sonte na mungon dhe ne i shprehim ngushllimet tona. Ashtu  siç i thash edhe minsitrit Enver Hoxhaja sot në takim, po e përsërisë sërish se Turqia  do ta ndihmojë Kosovën dhe FFK-në në rrugën e saj drejt arenës ndërkombëtare. Unë bashkë me mikun tim Vokrri do të bëjmë çmos që FFK-ja të arrijë synimet e saj. Në fund të darkës të dyja palët këmbyen dhurata për njëri-tjetrin.
Foto-1