11 shtator, 2016 – Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 4-t në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Derbi i kësaj jave ndërmjet Besës dhe Prishtinës, që u zhvillua në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, në praninë e një numri të konsiderueshëm të shikuesve, u mbyll pa fitues, 1:1. Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 17-të, me golin e shënuar nga Basit Khalid. Pas golit të pësuar ishin pejanët që morën iniciativën, duke u përpjekur që sa më parë të barazojnë shifrat, por këtë nuk arritën ta bëjnë deri në minutën e 92-të, kur pas një aksioni të rrjedhshëm Fisnik Papuqi nga e majta e shërbeu mjaft mirë Qemail Elshanin në afërsi të portës, i cili reagoi para mbrojtësve prishtinas për ta çuar topin në rrjetën e Alban Muçiqit, për të vendosur njëherësh rezultatin përfundimtar 1:1.
Fitore me rezultat bindës këtë fundjave ka arritur Trepça ’89, e cila në ‘Riza Lushta’ e mundi Llapin, me rezultat 3-0. Florent Hasani (28’) dhe Fiton Hajdari (48′, 70′) shënuan për fitoren e mitrovicasve. Fitore pa vështirësi të madhe ka shënuar edhe Liria, e cila në shtëpinë e saj e mundi Dritën, me rezultat 3-1. Meriton Korenica (1’), Blendi Memaj (47’,) dhe Alban Shilova (53’) u përkujdesën për fitoren e prizrenasve, kurse, golin e nderit për gjilanasit e realizoi Blagoje Gllaveski (71′). Ndërkaq, skuadra kampione në fuqi, Feronikeli ka shënuar fitoren e dytë në këtë edicion, duke e mposhtur Ferizajn, më vështirë se sa pritej me shifrat 2:1. Golat për Feronikelin i shënuan Mendurim Hoti (4′) dhe Blerand Kurtishaj (66′), derisa golin e barazimit të përkohshëm për ferizajasit e realizoi Edon Sadriu (60′).
Vala -Superliga Java e 4-t
E diel 11.09.2016
Besa – Prishtina 1-1
Liria – Drita 3-1
Trepça ’89 – Llapi 3-0
Feronikeli – Ferizaj 2-1
Liga e Parë, java e 3-të
E diel 11.09.2016
Flamurtari – Vushtrria 2-0
Deçani – Dukagjini 2-3
Liga e Dytë – Grupi (A) Java e 2-të
E diel 11.09.2016
Ratkoci – Lugu i Baranit 2-0
Gryka – Rilindja e Kosoves 0-2
Australia – Besa 3-2
Perparimi – Iliria 3-1
Dushkaja – Dukagjini 1-1
Behari – Luftetari 2-4
Opoja – Leshani (zhvillohet të martën)
Liga e Dytë – Grupi (B) Java e 2-të
E diel, 11.09.2016
Bashkimi (K) – Kastrioti 9-0
Minatori – Kaolini 1-1
Dardana – 18-Korriku 8-0
Besëlidhja – Bashkimi (Gj) 1-0
Kika – Galaksia 1-0
Lepenci – Tefik Çanga 3-0
Superliga -Junioret Java e 2-të
E diel 11.09.2016
Hajvalia – Trepça’89 1-1
Feronikeli – Besa 4-1
Trepça – 2 Korriku 1-3
Raiffesisen Liga Kadetet Java e Parë
E diel, 11.09.2016
Prishtina – Feronikeli 5-1
Hajvalia – Trepça’89 0-8
Ferizaj – Drita 4-1
Superliga Liga e Femrave Java e 1-re
E diel, 11.09.2016
13 Qershori – Vizioni 1-4
Mitrovica – Hajvalia 1-2
E martë 13.09.2016
Intelektualet – Kosova (P)
Baseli 2015 – Llapi
Ulpiana – Dita
Dukagjini – pushon