24 shkurt, 2018 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 20-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshja e rivalëve të vjetër ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës, që u zhvillua në stadiumin e Qytetit në Gjakovë solli një spektakël të vërtetë në tribuna nga tifozët gjakovarë, por në fushë munguan golat, pasi sfida u mbyll me shifrat e fillimit 0:0, ndonëse gjakovarët patën më shumë mundësis hënimi. I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana dhe shumë personalitete tjera të njohura. Ndërkohë, Feronikeli ka shënuar fitore para tifozëve të vet në përballje me Flamurtarin, me golin e shënuar nga Albert Dabiqaj, në minutën e 15-të. Fitore me të njëjtin rezultat por si mysafire ka realizuar edhe Trepça’89, e cila e ka mposhtur Besën, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, falë autogolit të shënuar nga Florent Papuqi, në minutën e 34-t.
 
Vala Superliga – java 20
Besa – Trepça ’89              0:1
Vëllaznimi – Prishtina 0:0
Feronikeli – Flamurtari      1:0
Liga e parë – java 18
Trepça – Onix Banja 0:2
KEK-u – Hajvalia               2:1
Fushë Kosova – Kosova (P)        2:1
Ramiz Sadiku – Ballkani    0:0
2 Korriku – Dukagjini 1:1
Juniorët – Superliga – Java 16
Llapi – Liria                       0:0
Gjakova – Vëllaznimi 1:0
Femrat- Kupa e Kosovës, rrethi i dytë
Hajvalia – 13 Qershori               13:2
Dukagjini – Kosova            0:1
Liria – Mitrovica         1:12