8 dhjetor, 2023 – Dinamo e Ferizajt e ka kompletuar numrin e skuadrave që do të jenë pjesëmarrëse në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra ferizajase, të premten, ka shënuar fitore në duel me Vushtrrinë, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Dinamon e shënoi Drilon Sadiku, në minutën e 73-të.

Krahas Dinamos biletën për në 1/8 e finales më herët e kanë siguruar Llapi, Prishtina, Malisheva, Dukagjini, 2 Korriku, Trepça’89, Gjilani, Feronikeli 74, Drita, Rilindja 1974, Vëllaznimi, Ballkani, Prishtina e Re, Suahreka23  dhe Vjosa.

Ndërkohë, Komisioni i Garave njofton se shorti për ndeshjet e kësaj faze do të tërhiqet me datë: 12.12.2023 (e martë) në orën 12:00, në selinë e FFK-së.