Vijuesit e trajnimitSot më 3 korrik Palestrën Sportive “Katana” u bë dorëzimi i diplomave për trajnerët të cilët me sukses e përfunduan trajnimin trejavorë për Licencë “B” UEFA, që u bë në kuadër të bashkëpunimit me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB). Në këtë trajnim ishin përfshi 25 persona me të cilët për tri javë punuan instruktorët nga DFB –ja, z.Wolfang Grunert dhe Jorg Wunderlich. Me rastin e dorëzimit të diplomave nënkryetari i FFK-së z. Agim Ademi falënderoi DFB-në dhe instruktorët e saj për bashkëpunim dhe për punën me përkushtim që kanë bërë këta dy gjatë këtyre tri javëve duke premtuar se FFK-ja po bën dhe do të bëjë çmos në ngritjen profesionale të trajnerëve aq parë që FFK-ja po synon që shumë shpejt të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare. Nga ana e tyre zotërinjtë Grunert dhe Wunderlich u shprehen të kënaqur me punën si dhe me atë çka treguan trajnerët e futbollit në Kosovë, duke i falënderuar ata dhe FFK-në për një bashkëpunim të mirë me shpresën që kjo të thellohet edhe më shumë. Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu theksoi se ky është vetëm një nga trajnimet e shumta që FFK-ja do të organizojë  në të ardhmen dhe jo vetëm për trajnerë por edhe të kuadrove tjera me rëndësi duke ecur kështu në hap me sifidat që e presin futbollin e Kosovës në muajt në vijim. Nga ana e tij z. Malësor Gjonbalaj, drejtor i Qendrës për Edukimin e Trajnerëve dhe Kuadrove në kuadër të FFK-së u shpreh i kënaqur me punën dhe rezultatet e të  gjithëve për këto tri javë.
Ndarja e diplomave-2 Ndarja e diplomave-1