ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 08.10.2014 ( ditë e merkure ora 10,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar me datë 07.10.2014, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto
 
 
V E N D I M E
 
TAHIR LUSHTAKU; kryetrajner i KF Drenica, me nr. licence 111 në procedurë te hapur nga mbledhja e kaluar pershkak te largimit nga bankina per sjellje jo sportive ndaj gjyqtarit te ndeshjes, ne ndeshjen e javes se VIII-të te Raiffeisen superliges se Kosoves ne futboll per kategorinë e senioreve; Besa – Drenica e zhvilluar me datë 02.10.2014.
DENOHET
Me te holla ne shumë prej: 350 € , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 2 pika 1.
 
ARBEN HAJRIZI; mjeku i KF Drenica, me nr. KO-05301-01 në procedurë te hapur nga mbledhja e kaluar pershkak te largimit nga fusha per reagim dhe sjellje jo sportive, ne ndeshjen e javes se VIII-të te Raiffeisen superliges se Kosoves ne futboll per kategorinë e senioreve; Besa – Drenica e zhvilluar me datë 02.10.2014.
DENOHET
Me te holla ne shumë prej: 250 € , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 2 pika 1.
 
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të vendimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 08.10.2014 Kryetari ; Dukagjin Zefi d.v.