18 shtator, 2019 – Prej 15 deri më 18 shtator në qendrën sportive të Federatës së Futbollit të Francës në Clairefountaine të Parisit u mbajt seminari i dytë “Football Doctor Education Program”, ku ishin pjesëmarrës mjekët e ekipeve Kombëtare të gjitha shteteve anëtare të UEFA-s. FFK-në në këtë seminar e përfaqësojë dr. Murat Berisha, derisa temë kryesore ishte diagnostikimi dhe trajtimi i lëndimeve. Kjo ishte hera e dytë që dr. Berisha mori pjesë në këtë seminar të organizuar nga UEFA, e që për qëllim ka shkëmbimin e përvojave ndërmjet mjekëve të ekipeve kombëtare dhe trajtimin sa më të suksesshëm të rasteve të lëndimit të futbollistëve. Dr. Berisha i ka vlerësuar si shumë pozitive punimet e këtij seminari, derisa i falënderon krerët e FFK-së që mundësuan pjesëmarrjen e tij në këtë event për herë të dytë.