18 dhjetor, 2020 – Presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorë ka qëndruar sot për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Pejë. Në këtë takim me përfaqësuesit e këtij regjioni drejtuesit e FFK-së biseduan për rrjedhën e garave në këtë stinor dhe për situatën e klubeve në këtë kohë të pandemisë, teksa LRF e Pejës i dha përkrahje presidentit Ademi dhe KE të FFK-së për reformat dhe strategjinë e re të futbollit. Ndërkohë, më pas drejtuesit e FFK-së kanë marrë pjesë në ndeshjen e organizuar nga KFV “Besa” për nder të legjendave të futbollit pejanë Haki Loci, Tahir Vokshi dhe Shahin Haxhiislami, ndërmjet veteranëve të Besës dhe veteranëve të futbollit të Kosovës. Me këtë rast, presidenti Ademi foli në superlativë për tre legjendat e futbollit pejanë, të cilët ishin udhërrëfyes dhe frymëzues të shumë gjeneratave të reja të këtij regjioni për të qenë pjesë e futbollit.