vokrri-ministrishala-erolliDrejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu janë pritur sot nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. Me këtë rast ministri Shala i përgëzoi drejtuesit e kësaj federate për zgjedhjet në FFK dhe po ashtu iu premtoi bashkëpunim në funksion të zhvillimit dhe avancimit të mëtejmë të futbollit të Kosovës. Po ashtu, ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Vokrri u bisedua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet futbolli kosovar dhe për përpjekjet që bëhen për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend. Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe rreth synimeve që po bën FFK-ja për ndërkombëtarizimin e futbollit dhe procesin e pranimit në UEFA, i cili pritet të ndodhë sivjet.