5 shtator, 2017 – Para ndeshjes Gjermani – Kosovë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019, sipas traditës drejtuesit e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) shtruan drekë për delegacionin e FFK-së, si dhe për zyrtarët e UEFA-s. Mikpritësi i këtij takimi ishte nënkryetari i DFB-së, Ronny Zimmermann, i cili i uroj mirëseardhje delegacionit të FFK-së dhe i përgëzoi për fitoren e arritur në Mitrovicë kundër Norvegjisë. FFK në këtë takim u përfaqësua nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Xhelal Broja e Bekim Rexhepi, drejtori teknik Michael Nees dhe menaxheri i U21, Zgjim Sojeva. Të dyja palët i uruan njëra-tjetrës fat në ndeshjen e sotme dhe lojë korrekte. Në fund të drekës u shkëmbyen edhe dhurata.