24 mars, 2017 – Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Irlandës kanë shtruar sot një drekë solemne për përfaqësuesit e UEFA-s dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës, në prag të ndeshjes së nesërme Irlandë-Kosovë, në grupmoshën 21 vjeç. FFK-në në këtë takim e përfaqësuan Bakir Burri, Xhelal Broja, Zgjim Sojeva dhe Michael Nees. Gjatë kësaj dreke u bisedua për zhvillimin e futbollit në të dyja vendet dhe për bashkëpunimet e mëtejme për të mirën e futbollit. Zyrtarët e Federatës irlandeze përgëzuan zyrtarët e FFK-së që tashmë janë pjesë e garave evropiane. Në fund, të dyja palët shkëmbyen edhe disa dhurata modeste.