Skuadra e Drenicës ka realizuar barazimin e tretë radhazi, duke e vazhduar serinë pa humbje që tashmë ka arritur në 10 ndeshje. Kuqezinjtë e drejtuar nga Afrim Jashari, sot, para tifozëve të vet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj kanë barazuar me Trepçën’89, me rezultat 1:1. “Minatorët” kaluan të parët në epërsi me golin e Kastriot Rexhës, në minutën e 13-të, por shifrat në 1:1 i barazoi Liridon Behrami, në minutën e 60-të. Ndeshjet e tjera të javës së 15-të zhvillohen të dielën, në të cilat takohen: Hysi-Prishtina, Llamkos Kosova-Besa, Trepça-Fushë Kosova, Drita-Feronikeli dhe Hajvalia-Ferizaj.
Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 15:
Drenica-Trepça 89 1-1
Liga e Parë, Java e 14:
KEK-u-Deçani……………….. 1-1
Ballkani-Liria………………… 0-1
R.Sadiku-Llapi………………. 1-2