Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së fundit në Raiffeisen Superligë, ku edhe janë përcaktuar skuadrat që në edicionin e ardhshëm nuk do të jenë më pjesë e elitës si dhe dy skuadrat që do të luajnë në barazh me dy skuadrat e Ligës së Parë. Drenica ka shënuar fitore në ndeshjen përcaktuese kundër Istogut, me rezultat 2:1, duke e siguruar pjesëmarrjen në barazh. Të dy golat për Drenicën i shënoi Hysen Tahiri (10’, 68’), derisa golin e vetëm për Istogun e shënoi Fatlum Gashi (21’). Pas kësaj humbje Istogu përfundimisht është përshëndetur nga shoqëria elite dhe në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë. Ndërkaq, Drenicën e pret edhe një sfidë tjetër përcaktuese, ajo e barazhit, kundër skuadrës së renditur në pozitën e katërt në Ligën e Parë, Dukagjinit. Ndërkohë, në derbin e madh Drita – Gjilani, në një atmosferë madhështore, fitores iu gëzua Gjilani, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Egzon Shabani, në minutën e 80-të. Mirëpo, përkundër kësaj humbjeje Drita ka arritur t’i shmanget rënies nga elita, duke iu falënderuar humbjes së Istogut, derisa për të mbetur edhe në edicionin e ardhshëm pjesë e elitës Drita duhet ta kalojë me sukses edhe ndeshjen e barazhit kundër skuadrës së pozitës së tretë në Ligën e Parë, Flamurtarit. Skuadra kampione Feronikeli ka luajtur baras 2:2 më Hajvalinë në Kizhnicë. Kampionët deri në finish të ndeshjes ishin në epërsi 0:2, me një gol të Mevlan Zekës e një të Mendurim Hoti, mirëpo në lojën shtesë skuadra e Ismet Munishi përmes autogolit të Haxhi Shalës dhe golit të Liridon Lecit, barazoi rezultatin në 2-2. Fitore si mysafire ka realizuar Besa, që e ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet, me rezultat 2:1, në një ndeshje pa ndonjë ngarkesë. Golat për pejanët i shënuan Fisnik Papuqi (15’) dhe Fetim Kasapi (33’), derisa golin e vetëm për prishtinasit e realizoi Kreshnik Lushtaku. Do theksuar se inkuadrimin e drejtpërdrejt në Superligë nga Liga e Parë e kanë siguruar Trepça dhe Ferizaj.
RaiffeisenSuperliga Java e 33-të
Drita – Gjilani 0-1
Drenica – Istogu 2-1
Vushtria – Trepça’89 2-2
Prishtina – Besa 1-2
Liria – Llapi 3-2
Hajvalia – Feronikeli 2-2
Liga e Pare Java e 30-të
Kek-u Rahoveci 4-0
Trepça – Ferizaj 2-1
Vëllaznimi – Vllaznia (P) 1-0
F-Kosova – Vitia 1-0
Luftëtari – Dukagjini 2-2
Ballkani – Kosova (P) 7-0
R-Sadiku – Behari 4-3
2-Korriku – Flamurtari 2-2
Liga e Dyte Grupi (A) Java e 22-të
Iliria Opoja 4-1
Deçani – Leshani 5-1
L.Baranit – Ratkoci 5-2
Ril e Kosoves – Minatori 5-1
Dushkaja dhe Besa Pushojne
Liga e Dyte Grupi (B) Java e 29-të
Kastrioti – Beselidhja (nuk u zhvillua)
18-Korriku – Bashkimi (K) (nuk u zhvillua)
Kika – Vjosa (nuk u zhvillua)
Lepenci – Ulpiana 1-1
Bashkimi (GJ) dhe Kaolini pushojne
E hënë 23.05.2016
Galaksia – T.Çanga
SuperlLiga Junioret Java e 29-të
Vushtrria – 2-Korriku 3-1
Drenica – R-Sadiku 2-1
Llapi – Trepça-89 1-1
Hajvalia – Vellaznimi 2-3
Flamurtari – Liria 2-0
Feronikeli – Prishtina ( nuk u zhvillua)
Rilindja – Istogu (nuk u zhvillua)
Superliga Femrat Java e 16-të
Mitrovica – Llapi ( nuk u zhvillua)
Kosova (P) – Hjavalia 1-5