Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore në ndeshjen e javës së 10-të në Raiffeisen Superligë, të cilën e zhvilloi në shtëpi në cilësinë e mysafires, duke e mposhtur Feronikelin ‘vendas’, me rezultat 2:0. Golat për kuqezinjtë e drejtuar nga Tahir Lushtaku i shënuan Labinot Jetullahu, me gjuajtje nga distanca në minutën e 23-të dhe Kreshnik Lushtaku, me golin e shënuar në minutën e 4-t shtesë të ndeshjes. Pas kësaj fitoreje Drenica ngjitet në koutën e 13 pikëve, në mesin e renditjes, derisa Feronikeli mbetet në pozitën e tretë, me 16 pikë. Në ndeshjen tjetër Llamkos Kosova fitoi si vendase ndaj Ferizajt, me rezultat 4:2. Ndonëse pas pjesës ë parë Ferizaj ishte në epërsi 2:1, në fund megjithatë fitorja u takoi vushtrriasve me rezultat 4:2. Më i merituari për këtë fitore ishte Labinot Osmani, i cili shënoi tre gola dhe atë në minutat 7, 68 dhe 74, kurse një gol e shënoi Bashkim Shala në minutën 79. Golat për Ferizajn i shënuan Enis Kuka në minutën 15 dhe dardan Çerkini në minutën 45.