drenica-istogu5Drenica e ka nisur me fitore stinorin pranveror. Kuqezinjtë, të shtunën, në kuadër të javës së 17-të në Raiifeisen Superligë, e kanë mposhtur njërën prej kandidateve për titull të kampionit, Hajvalinë, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide e ka shënuar prurja e re e drenicasve në këtë dimër, Dren Gashi, qysh në minutën e 3-të, me një gjuajtje nga brendësia e zonës së rreptësisë.  Kësisoj, Drenica e ka vazhduar traditën e sukseseve në duelet me Hajvalinë, pasi kjo e fundit nuk ka arritur të arkëtojë asnjë pikë në shtatë ndeshjet e zhvilluara në Skenderaj. Pas kësaj fitoreje skuadra e drejtuar nga Tahir Lushtaku ngjitet së paku përkohësisht në pozitën e gjashtë, me 24 pikë.