18 shtator, 2022 – Drenica ka shënuar fitore në duel me Prishtinën, para tifozëve të vet. Ndeshja e zhvilluar n ë stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, në kuadër të javës së 8-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, është mbyllur me rezultat 2:1. Kuqezinjtë deri te fitorja kanë arritur me përmbysje të rezultatit. Në fakt, Prishtina kaloi e para në epërsi me golin e realizuar nga Genc Hamiti, në minutën e 52-të. Mirëpo, skuadra e drejtuar nga Bekim Shotani nuk u dorëzua dhe në vazhdim arriti që t’i barazojë shifrat, me golin e Gavazajt, në minutën e 76-të, para se Abazi ta konvertojë në gol një penallti të minutës së 84-t. Tani këto dy ekipe kanë nga 11 pikë të dyja në renditje. E fitore me rezultat binës ka shënuar Trepça’89, e cila në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, e ka mundur Dukagjinin, me shifrat 3:0, duke ia thelluar edhe më shumë krizën skuadrës nga Klina. Golat për “minatorët” i shënuan Gashi (18’), Rrahmani (30’) dhe Mba (85’). Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për ‘89-shin, që tashmëzë vendin e pestë me nëntë pikë, ndërsa Dukagjini mbetet i fundit me vetëm dy pikë.