17 mars, 2018 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 24-t në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Drenica ka shënuar fitore shumë të rëndësishme para tifozëve në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke e mposhtur skuadrën lidere, Prishtinën, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Drenicën e realizoi Osman Mëziu, në minutën e 52-të, pas asistimit të Dajakut. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi dhe Trepça’89 kanë barazuar 3:3, pas një loje tejet interesante dhe dramatike, sidomos në minutat e fundit. Sulmuesi Oto John realizoi tre gola për Trepçën’89, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që skuadra mitrovicase t’i gëzohet fitores. Ai shënoi në minutat 5’, 43’ dhe 90+1’, por në anën tjetër për Llapin shënuan Mirlind Daku (28’) dhe Hamdi Namani (58’, 90+3’).
Rezultatet
Vala Superliga
Drenica – Prishtina 1:0
Llapi – Trepça’89 3:3
Liga e Parë
Onix – Ramiz Sadiku 2:1
Rahoveci – KEK-u 1:1
2 Korriku – Trepça 1:2
Liga e Dytë
Grupi A
Behari – Istogu 0:2
Opoja – Luftëtari 2:1
Dardanët – Gryka 0:0
Grupi B
Çeliku – Rinia 5:2
Dardana – Minatori 2:1
Superliga Juniorët
Vëllaznimi – Trepça’89 2:2
Feronikeli – Besa 2:1
Drita – Liria 0:2
Gjilani – Ramiz Sadiku 5:1
Gjakova – Prishtina 0:1
Liga e Kadetëve
Besa – Drita 1:1
Kurda – Trepça’89 0:1
2 Korriku – Gjilani 3:0
Liga e Femrave
Mitrovica – Hajvalia 0:0
Bazeli – Liria 3:2