8 tetor, 2019 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 9-të në Ipko Superligë. Drita nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 1:1 kundër Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe tashmë ngec dy pikë me liderin e renditjes, Ballkanin. Drita kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Fortunato, në minutën e 39-të. Megjithatë, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 89-të arritën të shënojnë golin e barazimit nëpërmjet Prokshit. Ndërkohë, Gjilani ka realizuar fitoren e gjashtë në këtë edicion, kësaj radhe para tifozëve të vet duke e mposhtur skuadrën e fundit në renditje, Dukagjinin, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Tomislav Bushiq, në minutën e 45-të.