liga8Skuadra e Drenicës ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në Raiffeisen Superligë, pasi në javën e 11-të ka shënuar fitore bindëse kundër Dritës, me rezultat 3:0. Për kuqezinjtë e Skenderajt kjo ishte fitorja e katërt nën drejtimin e Afrim Jasharit. Golat për Drenicën i realizuan Besim Bajraktari, Dukagjin Gashi dhe Shkëlzen Lushtaku. Ndërkohë, Ferizaj nuk ka arritur t’i gëzohet fitores para tifozëve të vet, duke barazuar pa gola me Feronikelin, 0:0.
Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 11-të:
Llamkos Kosova-Hajvalia   1-0
Ferizaj-Feronikeli                 0-0
Drenica – Drita                       3-0
Liga e Parë, Java e 10-të
Istogu  – 2 Korriku                 1-0
KEK-u  – Ramiz Sadiku         1-1
Ballkani – Gjilani                    3-1
Flamurtari- Llapi                    1-0
Rilindja    – Liria                      2-0