23 gusht, 2019 – Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 2-të në IPKO Superligë. Drenica ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin “Bajram Aliu”, duke e mposhtur Llapin, me rezultat bindës, 3:0. Kësisoj, skuadra nga Skenderaj është këndellur nga humbja e pësuar në javën e parë nga Feronikeli (1:4). Në pjesën e parë loja ishte e baraspeshuar dhe nuk pati gola, derisa në 45 minutat e dytë kuqezinjtë ishin më efikas në sulm. Fillimisht shënoi Harmon Van Dave Gbowea në minutën e 51-të. Epërsinë në 2:0 ww shtoi Osman Mëziu, në minutën e 63-të nga gjuajtja e lirë, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Qemail Elshani, në minutën e 74-t.