30 gusht, 2019 – Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 3-të në IPKO Superligë. Skuadra e Dritës ka shënuar fitore si mysafire kundër Dukagjinit, në Klinë, me rezultat bindës, 4:0. Dy gola në këtë duel i shënoi Xhevdet Shabani, në minutat 9-të dhe 74-t, derisa me nga një gol kontribuuan Bunjamin Shabani në minutën e 44-t dhe Betim Haxhimusa, në minutat shtesë të ndeshjes. Nesër zhvillohen tri ndeshje: Flamurtari – Ferizaj, Feronikeli – Prishtina dhe Llapi – Ballkani.