22 shkurt, 2023 – Sot u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të javës së 21-të në Albi Mall Superligë. Drita shënoi fitore si mysafire në duel me Prishtinën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me rezultat 2:1. Përballja e dy rivalëve të vjetër solli lojë interesante dhe me kthesë në rezultat. Rezultatin e zhbllokoi amerikani Jalen Aleix Blesa, në minutën e 34-t, duke e kaluar Prishtinën në epërsi. Mirëpo, dy minuta para fundit të pjesës së parë rezultatin e barazoi Besnik Krasniqi nga penalltia, derisa fitoren për Dritën e siguroi Blend Baftiu, në minutën e 48-të. Fitore në udhëtim realizoi edhe Gjilani, që u përball me Drenicën, me rezultat 2:1, me golat e Shend Kelmendit dhe Baton Zabërgja. Për Drenicën golin e vetëm e realizoi Dervishaj.
Në ndeshjen e tretë të ditës, Malisheva dhe Ferizaj, luftuan fort për të arkëtuar pikët e plota, por në fund u detyruan të kënaqen me barazimin 1:1. Për vendasit shënoi Mustafa, kurse shifrat i për ferizajasit i barazoi Halili.