Sot janë zhvilluar pesë ndeshjet e fundit në kuadër të rrethit të 1/8 së finales në DigitAlb Kupën e Kosovës. Skuadra e Dritës është treguar superiore në duel me skuadrën e Ligës së Dytë, Vllazninë e Pozheranit, me rezultat 8:0. Kjo e fundit në rrethin e parë kishte bërë befasi të dorës së parë duke e eliminuar skuadrën kampione në fuqi dhe fituese të kupës, Prishtinën, pas penalltive. Edhe më bindëse është treguar Llamkos Kosova në duel me Tefik Çangën, duke shënuar fitore me rezultat 11:0.
Rezultatet e 1/8 së finales në DigitAlb Kupën e Kosovës
E enjte, 28.11.2013
Ferizaj: FERIZAJ – 2 KORRIKU 5-2
E premte, 29.11.2013
Gjilan: GJILANI – ULPIANA 2-1
Mitrovicë: TREPÇA – FERONIKELI 0-1
E shtunë, 30.11.2013
Gjilan: DRITA – VLLAZNIA (P) 8-0
Pejë: BESA – FUSHË KOSOVA 3-1
Kizhnicë: HAJVALIA-FLAMURTARI 4-3
DRENICA-ISTOGU 1-1, pas vazhdimeve 1-1, në penallti 1-3, rezultati i përgjithshëm 2-4
Vushtrri: LLAMKOS KOSOVA-TEFIK CANGA 11-0