Skuadra e Dritës e ka nisur në mënyrën më të mirë stinorin pranveror në Raiffeisen Superligë.  Gjilanasit, të premten, para tifozëve të vet kanë shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër Trepçës’89, me rezultat 3:2, në kuadër të javës së 17-të.

Golat për Dritën i shënuan, Armend Kastrati (9’), Alban Shilivoda (44’) dhe Mensur Limani (67’). Kurse, për mysafirët shënuan, Berat Hyseni (53’) e Taulant Haliti (autogol 70’). Mitrovicasit e kanë humbur edhe një penallti në pjesën e parë, pasi nga pika e bardhë dështoi Ibrahim Peci.