21 korrik, 2020 – Drita ka shënuar fitore në përballje me Drenicën, me rezultat 1:0, ndeshjen hapëse të javës së 32-të në Ipko Superligë. Golin e fitores për Dritën e realizoi Xhevdet Shabani, në minutën e 49-të. Me këtë fitore skuadra kryesuese e Superligës e ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit, duke e përforcuar pozitën e parë me 68 pikë, katër më shumë se Gjilani dhe pesë më shumë se Ballkani, skuadra këto që nesër do të përballen ndërmjet veti. Ndërkohë, në ndeshjen e javës së fundit Drita do të jetë mysafire e Ballkanit në Suharekë.