18 mars, 2018 – Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 24-t në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Drita ka shënuar fitore si mysafire në Gjakovë, duke e mposhtur Vëllaznimin, me rezultat 1:0. Golin e fitores për gjilanasit e realizoi Endrit Krasniqi, në minutën e 69-të. Kjo fitore ia mundësoi Dritës që të ngjitet në pozitën e parë në renditje, me 44 pikë, një më shumë se lideri i deritashëm, Prishtina. Fitore shumë të rëndësishme si mysafire në garën për titull ka shënuar edhe Liria, e cila në kryeqytet e ka mposhtur Flamurtarin, me rezultat 2:1. Golat për Lirinë i shënuan Elvis Kaja (14’) dhe Artur Magani (67’), derisa golin e vetëm për kuqezinjtë e kryeqytetit e shënoi Valdo Zeqaj. Fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë ka realizuar Besa, e cila si vendase e ka mposhtur Gjilanin, 1:0, me golin e Robert Gjerajt, në minutën e 55-të. Ndërkohë, skuadra e fundit në renditje, Vllanznia ka barazuar 0:0 me Feronikelin, në sfidën e zhvilluar në Gjilan, duke i ruajtur shpresat për mbijetesë.
 
 
Vala Superliga
Llapi – Trepça’89 3:3
Drenica – Prishtina 1:0
Vllaznia – Feronikeli 0:0
Besa – Gjilani 1:0
Flamurtari – Liria 1:2
Vëllaznimi – Drita 0:1
 
Liga e Parë
Onix – Ramiz Sadiku 2:1
Rahoveci – KEK-u         1:1
2 Korriku – Trepça 1:2
Ferizaj – Fushë Kosova 1:1
Ballkani – Hajvalia 5:0
Dukagjini – Vitia 3:1
Vushtrria – Bashkimi 2:1
Kosova – Kika, nesër