17 shtator, 2022 – Drita ka shënuar fitore si mysafire në duel me Malishevën, në kuadër të javës së 8-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu, të shtunën, në stadiumin “Liman Gegaj” ka shënuar fitore, me rezultat 4:2. Dy gola për Dritën i shënoi Almir Kryeziu, derisa nga një gol e realizuan Besnik Krasniqi dhe Marko Simonovski, ndërkaq golat për vendasit i shënuan Yoan Marc-Olivier dhe Dreni Kryeziu. Ndërkohë, Llapi ka arritur të realizojë fitore si mysafir ndaj Gjilanit, me rezultat 1:0, duke i dhënë fund serisë prej tri humbjeve radhazi. Golin e tri pikëve të mëdha për llapjanët e realizoi Kushtrim Shabani, në minutën e 81-të.