13 gusht 2018 – Në një kooregrafi të përgatitur në mënyrë jashtëzakonisht madhështore nga ana e FFK-së kushtuar legjendës së futbollit dhe ish presidentit Fadil Vokrri, që sot mbante emrin e tij stadiumi në cilin krijoi emër e nam, u zhvillua ndeshja e Supërkupës së Kosovës Drita-Prishtina. Në hapje të stadiumit veç presidentit të FFK-së Agim Ademi me KE, bashkë me familjen Vokrri, gruaja Edita, djemtë Gramozi e Alberti, shikuesve që ishin numër të madh, ishin edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, ministra, kryetarë komunash dhe shumë drejtues të institucioneve Edhe gjyqtarët tanë ndërkombëtar, Nuza, Berisha e Selimaj kishin veshur fanellat me portretin e Fadil Vokrrit me mbishkrimin “Faleminderit president”. E adhuruesit pas një minute heshtje gjatë tërë kohës brohorisnin emrin Vokrri dhe oshtima e kësaj brohoritje sikur jehoi në mbarë Kosovën dhe më gjerë. Ndërsa, në fushën e gjelbër mejdanin po e ndanin futbollistët e kampionit të Kosovës Drita dhe fituesit të Digit alb Kupës së Kosovës Prishtinës. Pjesa e parë ishte plotësisht në mbizotërim ë prishtinasve të cilët tri herë goditën shtyllën për të shënuar në minutën e 34-të përmes Makendes për rezultatin 0:1 Me këtë rezultat përmbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë Drita merr veten dhe në minutën e 64-të Fidan Gërbeshi barazoi shifrat në 1:1 nga pika e bardhë. Futbollistët e Dritës duket se më shumë e deshën fitoren dhe në minutën e 82-të shënuan përmes Betim Haxhimusa për rezultatin 2:1 dhe kështu u mbyll ndeshja. Pas ndeshjes të dy trajnerët Bekim Isfufi i Dritës deh Mirel Josa i Prishtinës dhanë opinionet e tyre në lidhje me ndeshjen, por të dytë u pajtuan se Drita e deshi më shumë fitoren dhe ngadhënjeu me meritë.
Drita – Prishtina 2:1 (0:1)
Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë
Shikues: 10.000
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimi e Besfort Kasumi.
Shënues: Gërbeshi(64 p) dhe Haxhimusa (82) për Dritën e Makenda (34) për PR.
K.V: Lamçaj, Krasniqi
Drita: Bakaj, Limani, Gërbeshi, Leci, Livoreka, Krasniqi (A. Krasniqi), B. Shabani, Lamçja(E.Mustafa), Xh. Shabani, Neziraj e Haxhimusa.
Prishtina: Bekaj, Thaqi, Haliti, Arago, Bashiru, Mustafa, Ahemti, Makenda, Hoxha, Jasharovski (Boshnjaku)e Khalid.