18 tetor, 2020 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 6-të në Superligë. Kampionia në fuqi, Drita ka barazuar pa gola në duel me rivalin e qytetit dhe njëherësh nënkampionin në fuqi, Gjilanin, me rezultat 0:0. Në një ndeshje mjaft të luftuar nga të dyja palët, e ku nuk munguan rastet, rrjetat mbetën të paprekura. Pjesën e parë e dominojë Drita, derisa në pjesën e dytë loja ishte më e baraspeshuar, e ku Gjilani u shfaq më kërkues. Pa fitues dhe pa gola u mbyll edhe ndeshja tjetër e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ndërmjet Trepçës’89 dhe Feronikelit. Mitrovicasit patën disa mundësi të mira shënimi, por nuk u treguan efikas para portës mysafire.