image-808130d23d54c53b3d3ce0ff2369b5f61d7b865c538ca47720e0d6e5084c3bb6-VSkuadra e Dritës ka siguruar mbetjen në Raiffeisen Superligë edhe për edicionin e ardhshëm, pasi në ndeshjen e barazhit e ka mposhtur Flamurtarin, pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll pa gola. Ndërkohë, pas vazhdimeve rezultati ishte 1:1. Të parët shënuan futbollistët e Flamurtarit në minutën e 95-të, me golin e shënuar nga Alban Bojniku, me gjuajtje me kokë. Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë gjilanasit barazuan nga penalltia, nëpërmjet Mensur Limanit. Me shifrat 1:1 u mbyllën 120 minuta lojë, duke bërë që fituesi i ndeshjes dhe skuadra e Superligës të vendoset në penallti. Në serinë e penalltive për Dritën shënuan Mensur Limani, Alban Shillova dhe Ismet Ramushi, derisa te Flamurtari shënoi vetëm Emir Rama. Heroi i gjilanasve pa dyshim ishte potieri Artan Latifi, i cili priti dy gjuajtje të futbollistëve të Flamurtarit. Kësisoj, në edicionin e ardhshëm rikthehet sërish derbi i madh i qytetit të Gjilanit.
image-27f45f451a442bad674692de9d072b37214bf4fe43af8105af25f9584e559eab-V