5 korrik, 2020 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 28-të në Ipko Superligë. Skuadra lidere, Drita ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mundur Llapin, me rezultat bindës 4:0. Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu e ka ruajtur epërsinë prej 4 pikësh ndaj ndjekëses më të afërt, Prishtinës. Golat për Dritën u realizuan nga Mërgim Pefqeli (8’-autogol), Kastriot Rexha (14’), Erjon Vucaj (83’) dhe Izair Emini (88’). Fitore tejet të vlefshme si mysafire ka realizuar edhe Trepça’89, e cila po lufton për mbijetesë. Mitrovicasit kanë arritur të mposhtin Ferizajn, me rezultat 5:2, duke i ruajtur shpresat për t’iu shmangur zonës që dërgon në një rang më poshtë. Behar Bardhi (18’-autogol), Arbnor Muja (21’), Arb Manaj (38) dhe Muharrem Jashari (68’) shënuan golat për mitrovicasit, derisa për Ferizajn rrugën e rrjetës e gjetën Kenan Orana (61’) dhe Nermin Hajdarevic (74’). Me këtë fitore, Trepça’89 mbetet në vendin e nëntë në tabelë me 34 pikë, por tani me vetëm një pikë më pak se Drenica në vendin e 8-të, përkatësisht tri më pak se Flamurtari në pozitën e 7-të.